Showbiz

Të ardhurat nga bashkëpunimet me marka të ndryshme, Rita Ora i jep për bamirësi

Teksa është duke promovuar albumin e saj më të ri “Phoenix”, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora nuk ka lënë pas dore as bashkëpunimet me marka të famshme të veshjeve.

Teksa e kemi parë shumë herë si imazhi i Adidas, Escada, Puma e shumë të tjera së fundmi ajo ka bashkëpunuar me një firmë çantash për të krijuar diçka të re.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 27-vjeçarja ka zbuluar një dizajn të ri për femra ngjyrë të kuqe duke e cilësuar si pasion dhe forcë.

Paratë për këtë bashkëpunim ajo ka vendosur t’i japë për bamirësi për shoqatën “Woman for Women UK”.