Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë reaguan në lidhje me incidentin e Will Smith, madje edhe vetë djali i tij Jaden!

Ai që u duk si një skeç i pafajshëm me nota humori nga ana e komedianit, Chris Rock dhe që në fillim u intepretua si i tillë nga të pranishmit e ata që ndoqën ceremoninë, u kthye në një incident të pakëndshëm, në një akt dhune. Will Smith, nuk e gëlltiti batutën për flokët e bashkëshortes, e cila vuan nga një sëmundje autoimune që shkakton rënien e tyre. Aktori iu drejtua skenës e nuk i rezistoi tundimit për t’i dhënë një shuplakë të fortë Rock kur ky i fundit po prezantonte fituesin për kategorinë e dokumentarëve.

Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock e la audiencën dhe shikuesit në shtëpi plotësisht të shokuar. Por, kjo nuk është hera e parë që ylli i “King Richard” dhe aktori i humorit kanë një mosmarrëveshje. Por gjithësesi edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve djali i Will Smith ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Jaden  Smith mesa duket ka treguar mbështetje për babain e tij në rrjetin e tij social Twitter. Menjëherë pas përfundimit të transmetimit ai shkroi:

Kështu e bëjmë ne! 

Në një tjetër postim në Twitter, Jaden ndau një foto të tij të veshur me syze dielli në sediljen e pasme të një makine, duke shkruar: “Fjalimi i babait tim më bëri të qaj”.

https://www.instagram.com/tv/Cboz1aojAmp/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë, Chris Rock nuk ka bërë denoncim në polici për atë që ndodhi me Will Smith, të paktën deri tani, pra Will nuk do të arrestohet për episodin e parë nga miliona njerëz në botë. Por, Rock ka 6 muaj kohë që të ndryshojë mendim. Në rast denoncimi, fituesi i Oscar-it mund të dënohet deri në 6 muaj burg dhe gjobë deri në 100 mijë dollarë. As Akademia nuk qëndroi indiferente e dënoi dhunën, në një reagim në përfundim të ceremonisë që në Shqipëri u transmetua live në Top Channel.