Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim protestuan sot sërish para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Ministrit Fatmir Xhafaj. Në protestë nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e drogës” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrisë se pagëzuar si ministria e Drogës. Ndërkaq Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi tha se: “Janë bërë tre javë që nga publikimi i audio-skandalit. Prej më shumë se 3 javësh nuk kemi asnjë distancim të Ramës. Rama, arkitekt i kapjes së drejtësisë në vend. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin. Ai vijon t’i japë mbrojtje. Sot ne jemi këtu edhe për kuksianët që janë në burg ndërsa Tahiri është i lirë”, deklaroi Këlliçi. Ata paralajmëruan protesta të tjera jo vetëm për largimin e Fatmir Xhafajt.