Teksa Fatmir Xhafaj fliste nga Orikumi për sigurinë dhe rendin gjatë sezonit turistik, të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së protestuan edhe pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Nderkaq ata thanë se: “Të çojmë Ramën, Xhafajn e Tahirin me shpurën e rilindjes në emigrim, e të rrimë 2 milionë shqiptarë në vendin tonë. Po nuk reaguam sot, nesër narkokryeministri nuk do të na mohojë veç fjalën, por do të na kërcënojë dhe jetën. O sot, o kurrë të shporrim narkokryeministrin që rri si korb mbi kokat e shqiptarëve”, mbyllet reagimi i FRPD. Në mënyrë simbolike disa të rinj kishin vendosur si maska, portretet e Kryeministrit Rama, Ministrave, ish-Ministrave dhe kryebashkiakëve kryesore socialistë, teksa mbanin në dorë valixhe.