Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u dërgoi letër zyrtarëve evropianë Johannes Hahn, Federica Mogherini dhe Romana Vllahutin, ku kundërshtohet juridikisht ligji për Teatrin e ri i miratuar nga Kuvendi. Sipas aktorëve, ky ligj shkel parimin kushtetues të “Barazisë përpara ligjit”. Ndërkaq artistët u bën thirrje qytetarëve t’ju bashkohen në marshimin e pasdites së nëserme drejt kryeministrisë dhe presidencës.