Teatri i Kukullave do të udhëtojë në 10 qytete të Shqipërisë për të argëtuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit. Shfaqjet e kukullave do të mbahen jo vetëm në sheshet e qyteteve bregdetare në Sarandë, Ksamil, Vlorë, Durrës, por edhe në Përmet, Korçë e Gjirokastër, për të kënaqur të gjithë fëmijët gjatë gjithë muajit korrik.