Disa organizata të Shoqërisë Civile i kanë kërkuar presidentit të Republikës, Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin për teatrin, duke i kërkuar takim kreut të shtetit. Në një letër drejtuar Metës, përfaqësues nga shoqëria civile evidentojnë se ligji i miratuar me votat e mazhorancës shkon kundër parimeve kushtetuese dhe morale. Ata argumentojnë se godina e teatrit kombëtar i ka mijetuar luftrave botërore, çka e bën atë një përfaqësues të drejtpërdrejtë të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare.