Partia Demokratike dhe LSI zhvilluan mbledhjen e grupeve kuvendore, në sallën e kuvendit ku vijon debati për projektligjet. Kreu i grupit kuvendor të PD-së Edmond Spaho i kërkoi nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi 15 minuta pushim nga seanca për të zhvilluar mbledhjen. Mësohet se opozita diskutoi mbi strategjinë që do të ndjekë sot në Kuvend për votimin e projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkaq edhe PS kërkoi 30 minuta pushim, për të zhvilluar një mbledhje të grupit kuvendor.