Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, komentoi debatin e fundit për Teatrin Kombëtar. Nga Fieri, ajo ka këshilluar drejtuesit e shtetit të flasin dhe të dëgjojnë qytetarët e tyre rreth kësaj çështjeje, në mënyrë që të ketë një vendimarrje në përfitim të tyre. Ambasadorja tha se ka marrë letra dhe kërkesa lidhur me këtë çështje. Vlahutin tha se do të ketë një përgjigje pas një analize të thellë edhe nga ana e bazës ligjore, për pr/ligjin për shembjen e Teatrit.