Vijon protesta e artistëve para selisë së Kuvendit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Artistët kanë paralajmëruar se nëse do të miratohet projektligji, ata do të ngujohen. Që prej mëngjesit të sotëm, artistë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë po protestojnë përpara kuvendit kundër votimit të projekligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkaq opozita i ka bërë thirrje edhe Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë.