Ministria e Mbrojtjes raporton për mbi 40 banesa të dëmtuara me çarje muresh në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Për sizmiologët, këto pasoja janë tipike për tërmete si ai i orës 11 e 1 minutë, që ishte me intensitet 6 ballë. Dëme raportoi dhe Operatori i Sistemit të Transmetimeve. Lëkundjet shkaktuan probleme në linjat Shkopet-Rubik, Ulëz- Laç 2 dhe Bushat i Ri-Lezhë. Por, në të gjitha nënstacionet e prekura nga defekti, energjia u rilidh brenda mesditës.