Aktiviteti sizmik në Shqipërinë e Mesme, vijoi dhe në orët e para të mëngjesit. 200 postlëkundje pasuan tërmetin e fuqishëm të një dite më parë, me intensitet 6 ballë, që u regjistrua një minutë pas 11-ës. Ndërkaq, sot në orët 02:48, 04:09 e 06:20, respektivisht të magnitufave 3.3, 4.1 e 3.1. Fatmirësisht, nuk kanë shkaktuar probleme. Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, raportohen 40 shtëpi në zonat rurale me dëmtime të ndryshme.