Tërmeti i fortë i orës 4 të mëngjesit pason atë të 21 Shtatorit të këtij viti, që e kishte magnitudën 5.8 dhe që u vlerësua si më i fuqishmi i 30 viteve të fundit. Por ky i sotmi rezulton dhe më i fortë se i mbi dy muajve më parë që fatmirësisht nuk pati shkaktuar viktima, por 100 persona u lënduan e mbi 300 shtëpi u dëmtuan.