Teuta ka siguruar fitoren në kampionat pas më shumë se dy muajsh, duke mundur 2-1 Egnatian për t’u larguar nga zona e rrezikshme e klasifikimit.
Skuadra durrsake ka gjetur golin që në startin e ndeshjes me anë të Boçit dhe më pas dukej se po kontrollonte me shumë rregull ofensivat e rrogozhinasve. Goli i Tomës në pjesën e dytë u duk se mbylli diskutimet,. Por gjithçka u hap nga goli i Bakajoko, pas shumë rastesh të shpërdoruara para portës, ndërsa shansi i artë për barazimin e Egnatias erdhi në minutat e fundit kur fitoi një penallti falë ndërhyrjes së VAR-it.
LEXO EDHE: U godit me stol kokës në Beograd, Balaj: Serbinë duhet ta lëmë jashtë Botërorit
Por Zejnullai gaboi nga pika e bardhë duke fluturuar topin mbi traversë dhe kështu, Teuta iu gëzua tre pikëve që e largojnë nga zona e rrezikshme e klasifikimit.
Skënderbeu dhe Bylis kanë barazuar sot me rezultatin 2-2. Ndeshja e luajtur për javën e 18-të të Superiores sheh skuadrat e Ernest Gjokës dhe Nevil Dedes, të ndajnë pikët.
Skënderbeu shkoi në avantazhin e dy golave me Rashicën dhe Bismark, por ballshiotët nuk u dorëzuan.
Ishin Përgjoni dhe Berko, që nderuan ballshiotët në pjesën e dytë. Kështu pas dy fazave, Bylisi mban vendin e parafundit me po aq pikë sa Laçi, ndërsa korçarët ndodhen në vendin e fundit.
Dje Dinamo mundi 2-1 Tiranën, Vllaznia mundi 2-1 Laçin, ndërsa Partizani dhe Elbasani barazuan 2-2. Kështu pas dy fazave, Dinamo dhe Vllaznia kryesojnë renditjen me një pikë më shumë se Partizani dhe Egnatia, që mbyllin katërshen e kreut. Elbasani, Teuta dhe Tirana në mes të tabelës, ndërsa Bylisi mban vendin e parafundit me po aq pikë sa Laçi, Skënderbeu në vendin e fundit.