Ka vetëm pak ditë që reperja e famshme Nicki Minaj lidhi kurorë me të dashurin e saj famëkeq Kenneth Petty.
Pak kohë para martesës ajo trishtoi fansat duke thënë se do të shkëputej nga muzika për tu përqendruar tek krijimi i familjes së saj por mesa duket nuk rezistoi dot.
Pak orë më parë 36-vjeçarja paralajmëroi lançimin e bashkëpunimit të saj më të ri muzikor me Karol G i quajtur “Tusa”.
Kënga dhe klipi do të publikohen mbrëmjen e sotme në të gjitha platformat dixhitale.