Këngët e Yll Limanit dhe zëri i tij i ëmbël priten me emocion nga fansat dhe publiku për këtë arsye projektet e tij muzikore gjithmonë janë të mirëpritura.
Pak orë më parë këngëtari i mirënjohur ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor “Harrom” dhe kjo nuk është hera e parë që i dëgjojmë tingujt e kësaj kënge.
Vitin e kaluar Yll Limani shfaqi një fragment të shkurtër të “Harrom” duke shkruar se kjo do të jetë një ndër ato këngë që ai e ka kompozuar vetëm për veten e tij dhe se nuk do ta publikonte kurrë.
Ende nuk dihet arsyeja përse artisti ndryshoi mendje dhe e nxorri në treg por krahas faktit se është një këngë e bukur që menjëherë rrëmbeu zemrat e publikut, shkaku do të mbetet mister.
Ashtu si një pjesë e mirë e mirë e projekteve muzikore të tij, pritet të mësojmë nëse edhe “Harrom”, nëpërmjet votave të publikut do të bëhet pjesë e The Top List.