Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri një analizë të komenteve pro dhe kundër dialogut me Serbinë. Ai sulmoi Opozitën kur tha se fatkeqësisht nxitet nga disa zëra qëllimkeq për Kosovën. Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare.