Rajoni

Thaçi i dorëzon BE-së letërkëmbimin për EULEX-in

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dorëzoi sot tek autoritetet e BE letërkëmbimin me Kryediplomaten e BE-së, Federica Mogherini, me të cilin përmbyllet mandati i deritashëm i EULEX-it. Misioni tashmë do të ketë një rol monitorues dhe këshillues. Presidenti Thaçi shtoi se “EULEX-i ka qenë mision i suksesshëm dhe nga kjo përvojë edhe BE-ja mund të nxjerrë mësime të rëndësishme për misione të ngjashme në të ardhmen”.