Gjatë një fjalimi në Universitetin e Oxford-it, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, foli për dialogun me Serbinë. “Prishtina është gati për bisedime, kompromis, negociata dhe për marrëveshjen historike lidhur me normalizimin e marrëdhënieve mes palëe”, – tha Thaçi. Sipas tij, “Kjo është e vetmja rrugë që Kosova e Serbia të lëvizin sa më shpejt drejt së ardhmes europiane, në të kundërt, do të mbeten peng i njëra-tjetrës”.