Rajoni

Thaçi vizitë në Berlin, nesër takohet me kancelaren Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Berlin. Ai  mbërriti në Gjermani gjatë mesditës, ndërsa nesër do të ketë një takim me kancelaren Angela Merkel, që përkon edhe me Ditën e Europës. Thaçi do të kërkojë mbështetjen e kancelares Merkel për perspektivën europiane, si mbështetjen e dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.