Bota

Theresa May, optimiste për takimin Trump-Putin

Kryeministrja Britanike, Theresa May, përshëndeti takimin që presidentët Trump e Putin do të zhvillojnë në kryeqytetin finlandez Helsinki, më 16 Korrik. May tha se “Bisedimet duhet të shfrytëzohen për të ulur rrezikun e konfliktit mes NATO-s e Moskës”. Sipas Shefes së Qeverisë së Londrës, “Kanalet e hapura të komunikimit Amerikë-Rusi, janë kyçe për menaxhimin e rreziqeve të konfliktit”.