Për nder të 102 vjetorit të Tiranës kryeqytet, sot do të çelin dyert disa nga shtëpitë tironse për të zbuluar më tepër rreth vlerave të trashëgimisë kulturore që mbart secila prej tyre. Disa prej tyre janë Sarajet e Toptanasve, Teqja e Dervish Hatixhe, Shtëpia Muze, Sali Shijaku dhe Shtëpia e Begejve. Në një lidhje direkte për “Wake Up” te sarajet e Toptanasve, ishin dy kuratoret Dhuata Thanasi dhe Samuela Hidri për të na zbuluar më shumë informacione.
Sa të emocionuara ndiheni që tashmë “thesaret e fshehura” të Tironës do kenë mundësi të mirëpresin vizitorë?
Sot është 102 vjetori i Tiranës si kryeqytet dhe ne menduam që disa tradita të Tiranës t’i sjellim sot nëpërmjet riteve që tiranasat kanë kryer. Shumë ndërtesa me kalimin e kohës edhe janë ndryshuar, por ritet janë ato që kanë mbetur të pandryshuar. Sot e fillojmë me ritin e kafesë turke. Sot do flasim për të, se si ngriheshin tiranasit, si e nisnin punën me atë kafenë me atë llokumin shpeshherë e shumë të tjera që kemi sjellë si artifakte të kulturës së Tiranës.
Samuela ndalesa e katërt është e kuruar nga ti dhe bëhet fjalë për një hapësirë vërtetë të çmushme, por jo të fshehur. Na trego çfarë do të ketë të veçantë tek Vila e Sali Shijaku.
Vila e Sali Shijakut prej vitesh ka sjellë vizitorë vendas dhe të huaj. Sot do të njihemi pak më shumë me bashkëshorten e tij, Ana Maria Shjakun, që dihet pak për të. Ajo ka luajtur një rol kryesor në artin e Sali Shijakut por edhe në mirëmbajtjen e shtëpisë. Ajo ka qenë dhe vetë artiste, por mbi të gjitha ajo ka qenë muza e shumë prej krijimeve të Sali Shijakut. Ajo ka luajtur dhe një rol shumë të rëndëshishëm në restaurimin e shtëpisë. Dita e sotme përkon dhe me përvjetorin e ndërrimit nga jeta të Ana Marisë dhe kemi përzgjedhur disa foto të papublikuara më parë nga albumet familjare që do të transmetohen në një nga ambientet e shtëpisë.
A ka një orar vizitash?
Meqë kafja nis në mëngjes ne kemi nisur shumë herët. Vizitorët do të njihen me ritin e kafesë, do të pinë dhe kafenë duke mësuar historinë. Patjetër që ka një orar vizitash dhe një itenerar. Më pas do të njihemi me teqen Dervish Hatixhe dhe pas asaj në vilën e Sali Shijakut, më pas në shtëpinë muze ku do të shikojmë dhe pajën tiranase se si dilnin nga shtëpia vajzat tiranase me pajën e tyre. Nga aty në shtëpinë e Begejve që në kohën e komunizmit ka qenë shtëpi torturash. Më pas për ta mbyllur me mezeritë tiranase.
Do festoni deri në orët e vona në Mejhane?
Do të festojmë deri në darkë në një mezeri që ne e kemi vendosur, atje mbidhen shumë artistë tiranas.