Botë e Çuditshme Tech

Theu rekordin për kohën më të gjatë të kaluar nën ujë, studiuesi amerikan tregon se ia ka arritur të ngadalësojë plakjen!

Një studiues amerikan ka thyer rekordin për kohën më të gjatë të kaluar nën ujë. Joseph Dituri ka kaluar më shumë se 74 ditë në fund të një lagune 30 metra të thellë në Key Largo, Florida dhe ai nuk ka ende plane të ndalet. Ai tha se do të qëndronte në dhomën në nëndetëse për të paktën 100 ditë. Rekordi i mëparshëm për shumicën e ditëve të kaluara nën ujë nën presionin e ambientit 73 ditë u vendos nga dy profesorë në vitin 2014 në të njëjtën shtëpizë Key Largo.

Ndërkaq, në faqen e tij në Instagram, Joe përditëson ndjekësit për ecurinë e eksperimentit që synon studimin e ndikimit të një mjedisi nën presion në trupin e njeriut për një periudhë të gjatë kohore. “Kam ngadalësuar plakjen e trupit me 20%”, deklaroi ai duke ekspozuar rezultatet e para të analizave të tij shëndetësore. Joe Dituri, i njohur ndryshe si Dr Deep Sea, tregon rezultatet e testeve të kryera në trupin e tij dhe si ka ndryshuar ai nga marsi deri më sot.

Duke krahasuar telomeret, pjesën më të paqëndrueshme të ADN-së që dobësohet me kalimin e moshës, duket se të atij “janë 20% më të gjatë” dhe gjithashtu ka 10 herë më shumë qeliza staminale sesa kur u zhvendos në podin e zhytjes. Për më tepër, shënuesit inflamatorë u përgjysmuan dhe kolesteroli iu ul ndjeshëm.

Këto ndryshime për mirë në shëndet janë pikërisht për shkak të presionit që i nënshtrohet Dituri në kushtet aktuale të jetesës. Presioni është i ngjashëm me atë të dhomave hiperbarike, ku rrjedha e gjakut cerebral, metabolizmi cerebral dhe mikrostruktura e trurit janë përmirësuar, me përmirësimin e funksioneve konjitive, fizike dhe të gjumit.