Një seancë parlamentare do të mbahet për diskutimin e propozimit francez në Maqedoninë e Veriut.
Deputetëve në Kuvendin e RMV-së do u drejtohet kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Propozimi francez përmban 7 pika. Pjesa që ka nxitur më shumë debate është çështja e gjuhës dhe historia, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Ndërkohë, partitë opozitare nga 10 korriku kanë rinisur protestat kundër propozimit francez.