Bota

Thyhet akulli, pajtohen liderët e Kinës dhe Indisë

Liderët e Kinës dhe Indisë u pajtuan për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Kryeministri indian, Narendra Modi kaloi 24 orë në qytetin kinez, Wuhan për t’u takuar me Presidentin, Xi Jinping. Kjo ngjarje është cilësuar si thyerje e akullit mes liderëve të të dy vendeve për paqe dhe stabilitet në botë.