“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Personazhet që kanë qenë dhe janë pjesë e shtëpisë padyshim që kanë krijuar shumë zhurmë.
Dy nga banorët brenda shtëpisë janë ata që konsiderohen dhe si më të fortë. Po flasim për Donaldin dhe për Ilirin. Shpesh herë dyshja janë vënë në qendër të diskutimeve dhe debateve me njëri-tjetrin aty brenda.
Teksa ishin duke biseduar me njëri-tjetrin në oborr, së fundmi Donaldi ka pyetur Ilirin se kush mendon se do të dalë nga shtëpia. Duhet thënë se përgjigjja e Ilirit na ka surprizuar shumë, si ne ashtu dhe publikun.
Donaldi: Kush mendon se del?
Iliri: Ti jo njëherë. I duhesh kësaj shtëpie.
https://www.instagram.com/p/CY_FWneBcoK/
Ai i ka thënë se Donaldi nuk del kurrsesi dhe se i duhet shtëpisë. Po ashtu, Iliri iu drejtua Donaldit duke i thënë se pavarësisht të metave është shumë i dashur. I surprizuar nga ajo që dëgjoi Donaldi e pyet me humor nëse ka pirë por Iliri tha se është esëll.
Iliri: Ti me të gjithë të metat që ke, je çun i dashur. Kjo është e vërtetë.
Donaldi: Ti ke pirë gjë?
Iliri: Jo ore, nuk kam pirë (qesh).
https://www.instagram.com/p/CY_FgJmhyya/
Para pak ditësh, teksa po qëndronin në oborr, banorët hapën një temë diskutimi: “Cili nga banorët është më i fortë?” Ajo që na bëri përshtypje, si ne ashtu dhe publikut ishte përgjigjja e Donaldit. Më saktësisht, ai u shpreh se:
Unë mendoj se është Iliri lojtar më i fortë. Unë nuk kam durim, bërtas… Kushedi sa budalla kam dalë jashtë. Jam përfshirë kot si budalla. Nuk jam tip që kam durim.
I pyetur nga Egzona se pse dy javët e fundit është ndryshe, Donaldi u përgjigj:
Sepse do të fitoj!