Debatet brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 po intensifikohen gjithnjë e më shumë, teksa gara për Çmimin e Madh po hyn në një fazë gjithnjë e më të nxehtë. Tensionet mes banorëve janë të vazhdueshme, por këtë herë një përplasje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Armela dhe Brikena, të cilat prej ditësh kanë pasur raporte të acaruara me njëra-tjetrën, u përfshinë në një debat të fortë që këtë herë kishte në qendër higjienën personale. Diskutimi degradoi shpejt në akuza direkte dhe tone ironike, duke ndezur gjakrat në shtëpi.
Gjithçka nisi kur Armela iu drejtua Brikenës me komente thumbuese, duke e akuzuar se nuk kujdeset për higjienën e saj. Nga ana tjetër, Brikena reagoi menjëherë, duke e cilësuar situatën si absurde dhe duke theksuar se secili ka zakonet e veta.
Armela vijoi me akuzat, duke pretenduar se Brikena nuk lahet pas Prime-ve dhe se kjo ka ndikuar edhe në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.
Ajo theksoi se i kishte tërhequr vëmendjen disa herë për këtë çështje, ndërsa Brikena u shpreh se preferon të lahet në mëngjes dhe nuk sheh asgjë të gabuar në këtë zgjedhje.
Debati u mbyll me një përgjigje ironike nga Brikena, por tensioni mes tyre mbetet i pranishëm dhe pritet të sjellë përplasje të tjera në ditët në vijim.
Kjo përballje e papritur për higjienën personale ka shkaktuar reagime të shumta edhe jashtë shtëpisë, me ndjekësit që janë ndarë në opinionet e tyre dhe presin me kureshtje zhvillimet e radhës mes dy banoreve.