Atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP 5 është tensionuar ndjeshëm pas një përplasjeje të ashpër verbale mes Kristit dhe Keijsit, vetëm pak ditë pas hyrjes së këtij të fundit si banor i ri.
Debati i tyre ka ndezur menjëherë shtëpinë dhe ka kthyer vëmendjen e publikut te raportet e brishta mes konkurrentëve.
Sipas pamjeve të transmetuara, gjithçka nisi kur Kristi filloi ta ndiqte nga pas Keijsin në ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari për disa komente dhe sjellje që, sipas tij, kishin kaluar kufijtë e respektit.
Situata degradoi shpejt, kur Kristi e lagu Keijsin me birrë, veprim që e përshkallëzoi edhe më shumë konfliktin.
Fjalori i përdorur gjatë debatit ishte i rëndë dhe provokues. Kristi e akuzoi Keijsin se kishte shkelur limitet dhe se ishte marrë me burrërinë e tij, duke theksuar se kjo, sipas tij, tregonte më shumë për karakterin e Keijsit. Nga ana tjetër, Keijsi reagoi me ironi dhe krahasime fyese, duke mos u tërhequr nga përplasja.
Debati arriti kulmin kur Kristi e akuzoi hapur Keijsin për provokime të vazhdueshme, duke deklaruar se do t’ia bënte të qarta kufijtë që nuk duhet të kalohen. Tonet e larta dhe gjuha e ashpër lanë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është tashmë e krisur dhe se kjo përplasje mund të sjellë pasoja në lojë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Kristit dhe atyre që e shohin Kejsin si provokator.
Një gjë është e sigurt, tensionet në Big Brother VIP 5 sapo kanë hyrë në një fazë edhe më të nxehtë.