Tirana mban vendin e parë për gjobitjen e shoferëve për faktin se në kryeqytet regjistrohet fluksi më i madh i qarkullimit të automjeteve. Policia Rrugore llogarit se mesatarisht çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 200 mijë automjete. Në kryeqytet vendosen çdo ditë 500-600 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor. Shkelja më e shpeshtë e shoferëve është, ajo e parkimit të gabuar, për të cilën gjobiten çdo ditë nga 150 deri në 170 qytetarë, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonit dhe alkooli. Në këtë shifër përfshihen edhe makinat rezidente.