Sport

Tirana në gjysmëfinalen e Kupës, eliminohet Partizani

Tirana kualifikohet me vështirësi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi bardheblu u mposht 2-0 në takimin e kthimit në Laç, por falë suksesit të thellë 3-0 në “Selman Stërmasi” preu biletën për raundin tjetër. Ndërkohë, Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pasi u mposht edhe në takimin e dytë me Luftëtarin në Gjirokastër.