Aksident i rëndë në Kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave në Tiranë. Një automjet tip “Smart” përplasi një kalimtar, që po përpiqej të kalonte rrugën. I aksidentuari u dërgua në spital, në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia po heton zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.