Dy të akuzuar për mashtrim ranë në prangat e Policisë së Tiranës. Një grua 48-vjeçe e dënuar më parë po “Për Mashtrim” dhe një 24-vjeçar hiqeshin si juristë të një institucioni kushtetues. Ata merrnin para’ në këmbim të premtimeve për të siguruar leje zhvillimore e licencë, për ushtrim të aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar.