Aktualitet

Tiranë, grabitet me armë pika e këmbimit valutor brenda qendrës tregtare te “5 Maji”!

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit, një person me armë zjarri hyri brenda pikës, që ndodhet në një qendër tregtare dhe duke kërcënuar me armë, mori një shumë parash e është larguar. Në vendngjarje ka shkuar policia, por ende nuk dihet shuma që ka marrë.

Pasi siguroi paratë, grabitësi u largua me vrap.