Aktualitet

Tiranë, turku 39-vjeçar paraqitet i plagosur në spital, nisin kërkimet për autorin!

Një shtetas turk i identifikuar si Halil Uçar, ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë, pasi ka marrë një plagë në shpatull. Dyshohet se turku 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të çastit me një bashkëkombas të tij. Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, i plagosuri rreth orës 19:30 është paraqitur për mjekim në spital dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Sauk.

Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në incident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.