Aktualitet

Tiranë, Unaza e Re me projekt të ri

Projekti për segmentin e Unazës së Re, që do të bashkojë Shkollën Teknologjike me shesh rrotullimin “Shqiponja”, pritet të fillojë së shpejti. Këtë e bëri të ditur sot Zv.Ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli, gjatë aktivitetit për prezantimin e projekteve të reja për kryeqytetin. Rrugët dytësore, do të ndërlidhen me këtë unazë nëpërmjet mbikalimeve dhe nënkalimeve. Përfitimet nga ky investim pritet të jenë të mëdha.