Në pritje të vendimit të Gjermanisë për t’i dhënë ose jo, OK-ein e çeljes së negociatave Shqipërisë, Tiranën e viziton sot deputeti gjerman i CSU-së, Florian Hahn, njëherazi, Zëdhënës për BE-në dhe Zgjerimin. Axhenda e ligjvënësit përfshin takime me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Kryeparlamentarin Ruçi, Kryedemokratin Basha dhe Kreun e Grupit Socialist, Balla. Vizita e gjermanit Hahn, vjen pak ditë pas asaj të Kryeministrit Rama në Gjermani, ku takoi Kancelaren Merkel dhe loboi që Berlini të japë dritën jeshile për negociatat.