Aktualitet

Tjetër lëkundje tërmeti, sizmiologët: Aktiviteti i lartë sizmik do të vijojë edhe nesër!

Shqipëria nuk gjen qetësi nga lëkundjet e tokës. E fundit u regjistrua rreth 25 min më parë. Prej orës 11:01 minuta të paradites së sotme ku u shënua edhe lëkundja më e fortë në Tiranë me intensitet 6 ballë, toka vijon të tronditet herë pas here duke mbajtur lart panikun te banorët e kryeqytetit por edhe qyteteve të tjerë si Durrësi, Fushë Kruja e Kruja. Sizmiologët parashikojnë një aktivitet të lartë sizmik gjatë orëve në vijim dhe nesër.