Aktualitet

Tjetër mision në Afganistan, Petro Koçi përcjell një mesazh

30 efektivë të forcave ushtarake të Shqipërisë u nisën drejt Afganistanit në një mision paqëruajtës, i teti i vendit tonë si anëtar i NATO-s. Ceremonia e përcjelljes u zhvillua në batalionin e këmbësorisë së Vau Dejësit. Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi përcolli edhe nje mesazh për shtimin e popullsisë. Nderkaq ai tha se: U bëj thirrje shqiptarëve të bëni sa më shumë fëmijë sepse kjo është në të mirë të kombit, kjo është në të mirë të Shqipërisë!