Botë e Çuditshme

Toni i zërit është i shkruar në ADN?! Njihuni me studimin e fundit…

Një studim i kryer nga kompania biofarmaceutike islandeze deCODE genetics ka zbuluar se toni i zërit shkruhet në ADN. Sipas studimit të publikuar në revistën “Science Advances”, ka variante në sekuencën e gjenit ABCC9 që ndikojnë në intonacionin tonë. Ky zbulim përbën një rëndësi të veçantë pasi baza gjenetike e zërit dhe e gjuhës mbeten kryesisht të panjohura.

Në studimin e parë të këtij lloji, shkencëtarët këmbyen regjistrimet e zërit të rreth 13,000 islandezëve me të dhënat e sekuencës së gjenomit. Kështu ata ishin mundën të identifikonin variante të zakonshme në gjenin ABCC9 që shoqërohen me një zë më të lartë si te burrat ashtu edhe te gratë. Të njëjtat variante janë të lidhura edhe me rritjen e presionit në kyçin e dorës, një faktor rreziku kardiovaskular. Prandaj, studiuesit theksuan një lidhje midis intonacionit të zërit dhe tipareve të lidhura me shëndetin.

Sipas studimit edhe tingujt vokalë, përgjithësisht të ndikuar nga kultura dhe konteksti, përmbajnë një komponent të trashëgueshëm, ndoshta të lidhur me formën e traktit vokal dhe efektin e tij në tingujt e zanoreve. Kështu, përveç intonacionit të zërit, studimi mund të hedhë dritë të re mbi gjenetikën e akustikës së zanoreve dhe të rrisë kuptimin e sistemit vokal të njeriut.

Së fundmi, një ekip gjenetistësh dhe biologësh detarë në Laboratorin Duffy të Universitetit të Floridës zbuluan se ADN-ja e njeriut mund të merret nga mjedisi. Deri kohët e fundit, shkencëtarët kanë qenë në gjendje të mbledhin ADN nga mostrat e tokës ose ujit për të monitoruar biodiversitetin, popullatat e kafshëve të egra dhe patogjenët që shkaktojnë sëmundje. Shkencëtarët morën mostra nga një sërë vendesh në Florida, duke përfshirë oqeanin dhe lumenjtë në zonat urbane dhe rurale, rërën nga plazhet e izoluara dhe një ishull të largët që nuk vizitohet zakonisht nga njerëzit.