Film & Tv Magazine Sport

Top Arena/ Polemikat në Spanjë-Gjermani, Jemini shpjegon: “Nuk ishte penallti, ja arsyeja”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Spanja kaloi në gjysmëfinale pas fitores 2-1 kundër Gjermanisë, e cila solli dhe shumë polemika për një prekje me dorë të Cucurellas, e cila nuk u akordua 11-metërsh nga gjyqtari Taylor. Ish-arbitri Lorenc Jemini, shpjegoi në “Top Arena”, se përse gjyqtari anglez ka marrë vendimin e duhur në këtë rast.

Jemini: Dora ngjitur është vetëm kur je në mur. Je i ndaluar. Në çdo rast tjetër, kur je duke vrapuar, dora lëviz simetrikisht me trupin. Dhe dora këtu poshtë nuk mund të jetë penallti. Vetëm po të krijojë një kënd 90 gradë, që ti zgjeron volumin e trupit. Ai ishte duke vrapuar dhe dorën duke e mbledhur po e vutë re.

Manushi: Po t’u jepte ajo penallti nuk do ishte ndonjë skandal i madh?

Jemini: Nuk do ishte skandal, po do krijonte polemika për dhënien e atij modeli penalltie.