Aktualitet

Toyota-t me 3.4 mln euro, Prokuroria kërkon informacione nga 3 shtete

Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi letërporosi në 3 shtete, Gjermani, Belgjikë dhe Angli, në lidhje me të arrestuarit për 3.4 milionë eurot në dy automjete Toyota Yaris. Pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e 4 të arrestuarve për këtë çështje. Dyshohet se sasia e madhe e eurove burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike, dhe dy shtetasit e shpallur në kërkim mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.