Ditë më parë një foto një person i ngjashëm me reperin Travis Scott u publikua në media ku dukej se po puthte një vajzë të panjohur.
Nuk kaloi shumë kohë dhe ai së bashku me të gjithë familjen Kardashian përgënjeshtruan këto thashetheme duke thënë se djali në foto edhe pse i ngjason shumë nuk është ai.
Orë më parë disa ‘trolls’ online kanë publikuar videon në kanalin e YouTube ku tregojnë se e gjitha kjo ishte një lojë, një shaka për internetin dhe Travis jo vetëm që nuk është tradhëtar por nuk ka aspak lidhje më këtë histori.
Humori i këtyre djemve u ‘kryqëzua’ nga fansat e reperit dhe klanit Kardashian-Jenner ndërkohë që motrat të gjitha së bashku kanë reaguar në Twitter duke treguar sesa shumë janë prekur nga kjo histori.