Policia e Gjirokastrës goditi një rast të trafikut të klandestinëve, duke vënë në pranga 4 persona. Rasim Koxha, Riza Hysa, Besim Hysa e Gëzim Zeka u kapën në flagrancë, në rrugën dytësore, pranë aksit Jorgucat-Kakavijë. Me automjetet e tyre, po transportonin 17 shtetas të huaj nga Pakistani dhe një nga Siria. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër makinave dhe telefonave celularë personave të arrestuar.