Gossip Showbiz

Tragjedi për reperin Marin: Humb djalin e porsalindur!

Një ngjarje e rëndë ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi i njohur Marin ka bërë të ditur përmes një postimi prekës në Instagram se ka humbur djalin e tij të porsalindur.

Artisti, tashmë baba i tre vajzave, e përshkroi momentin si dhimbjen më të madhe që një prind mund të përjetojë.

Në mesazhin e tij, Marin tregoi se ardhja në jetë e fëmijës, që pritej të ishte një gëzim i madh për familjen, u kthye në një tragjedi të vërtetë.

Ai dhe partnerja e tij, Alba, po përpiqen të përballojnë këtë periudhë të vështirë, duke e marrë ditë pas dite.

Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë

Marin shprehu dhimbjen dhe tronditjen e madhe që ka përfshirë familjen, duke theksuar se askush nuk duhet të kalojë një humbje të tillë.


Ai gjithashtu falënderoi ndjekësit dhe miqtë për mbështetjen dhe ngrohtësinë në këto ditë të errëta.

Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë

-shkruan ai, duke i dedikuar fjalë prekëse partneres së tij, Albës:

Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti.

Ky lajm ka prekur thellë fansat dhe komunitetin muzikor shqiptar, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen reperit dhe familjes së tij në këtë periudhë të vështirë.