Këngëtarja e njohur braziliane Marilia Mendonça së fundmi ka ndërruar jetë në një aksident ajror. Sipas burimeve, avioni me të cilin po udhëtonte artistja u rrëzua në shtetin Minas Gerais në Brazilin juglindor.
Gjithashtu, bashkë me të ndërroi jetë dhe producenti i saj, Henrique Ribiero, një nga xhaxhallarët e saj i cili punonte me këngëtaren si dhe dy pilotët.
https://www.instagram.com/p/CV_VwQQvFGm/
Rikujtojmë, se Marilia Mendonça u bë e famshme për stilin e muzikës country braziliane “sertanejo”, duke fituar një Grammy Latin 2019 për një album në këtë kategori. Ndërkaq në vitin 2020, ajo ishte artistja më e dëgjuar në Brazil në ‘Spotify’.
26-vjeçarja, e cila kishte një djalë dy-vjeçar, ishte vendosur të performonte në një koncert të premten në mbrëmje në qytetin Caratinga, 12 km nga vendi i përplasjes. Disa orë para aksidentit, ajo postoi një video në Instagram në të cilën përgatitej të hipte në avionin privat.
https://www.instagram.com/p/CV5xFdeJJqM/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Stafi i këngëtares fillimisht kishte thënë se ajo ishte gjallë dhe shëndoshë pas lajmit për aksidentin. Imazhet televizive më vonë treguan avionin e dëmtuar pranë një ujëvare në një zonë malore.
Pasi u konfirmua vdekja e saj, futbollisti i njohur brazilian Neymar tha në rrjetin e tij social Twitter këto fjalë:
Refuzoj të besoj, refuzoj.
Këngëtarja Anitta nga ana tjetër u shpreh se:
Nuk e besoj. Dua të besoj se ka ende shpresë.