Sport

Trajneri Gjoka pas humbjes së Skënderbeut: “Gabova në interpretim”/ Moriero: Duhet të përmirësohemi

Skënderbeu u mposht me rezultatin 0-2 nga Laçi. Bardhekuqtë mbeten kështu në vendin e fundit të Superiores.

Pas ndeshjes foli trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka.

“Prisnim më shumë, pretendonim ta interpretonim ndryshe. Situata u rikthye mbrapsht. Çdo gjë vështirësohet, por mendoj se skuadra ka forcën për të reaguar.

Mendoj se ishte ngarkesa psikologjike sepse ideja që duhet të bënim gjithçka për të fituar. Pjesa e parë ishte më shumë në kontrollin tonë, u munduam ta bllokonim kundërshtarin. Kur pësuam golin, nuk duhet të ishte si moment sepse mund të evitohej. Futbolli i tillë është, kur do të bësh hapin e madh nuk e bën dot. Skuadra duhet ta kuptojë se kjo ngarkesë do të jetë këtu.

Kam besim, sot mendoj se ndoshta gabimi ishte interpretimi nga ana ime. Në pjesën e dytë kemi dhënë me 10 lojtarë se në pjesën e parë. Kam besim se do e kalojmë këtë ngërçin. Gabim është që nuk po e bëjmë hapin e madh”, u shpreh Gjoka.

LEXO EDHE: RENDITJA E SUPERIORES/ Dy të parat u lënë targën kryeqytetasve, pesë skuadra në garë për mbijetesën

Trajneri i Laçit, Moriero deklaroi:

“Komplimentet i shkojnë çunave. Pas gjithë këtyre rezultateve ka punë sacrifice nga prapa, kur vijnë këto rezultate jam i kënaqur me çunat. Kemi dominuar ndeshjen, taktikisht perfekt. Është normale që duhet të përmirësohemi në disa gjëra, shumë herë i japim mundësinë kundërshtarit të na afrohet. Sot kemi ardhur për të fituar këtu dhe ky është mentaliteti ynë.

Kampionati është akoma shumë i gjatë. Mendojmë ndeshje pas ndeshje. Nuk e shoh kurrë klasifikimin pasi e kotë ta shohësh. Nuk e kam bërë as kur kam ardhur që kishim 3 pikë, as tani që po marrim frymë. Klasifikimi i ngjeshur, e njoh futbollin. Nuk duhet kurrë të adaptohemi me situatën, të kërkojmë maksimumin sepse kështu si luan Laçi është fryt i gjatë javës. Prandaj e thashë se pas këtyre rezultateve ka punë shumë të madhe. Sot jam me të vërtetë i lumtur për djemtë”, u shpreh Moriero.