Gossip Showbiz

Transformim i pabesueshëm! Jonah Hill befason fansat me pamjen e re pas humbjes…

Aktori i njohur i Hollywood-it, Jonah Hill, është bërë pothuajse i panjohshëm në pamjen e tij të fundit, teksa është parë në xhirimet e filmit të ri “Cut Off” në Los Angeles.

41-vjeçari, i njohur për rolet në filmat “21 Jump Street” dhe “The Wolf of Wall Street”, ka befasuar publikun me një trup dukshëm më të hollë dhe të tonifikuar.

Në set, Hill u pa me një paruke me ngjyrë rëre, mjekër të gjatë dhe veshje të frymëzuara nga vitet ’60, duke hyrë plotësisht në karakterin e tij të ri. Krahas tij, në xhirime ishte edhe aktorja Kristen Wiig, por vëmendjen e mori transformimi fizik i Hill, i cili dukej krejt ndryshe nga imazhi i tij i dikurshëm.

Aktori ka përjetuar ndryshime të shumta në peshë gjatë viteve dhe ka folur shpesh për sfidat emocionale që kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka pranuar se mbipesha në fëmijëri e ka ndikuar thellë, sidomos në vetëvlerësim.

Kur isha fëmijë, ushqimi dhe ushtrimet më prezantoheshin sikur kishte diçka që nuk shkonte me pamjen time

-ka treguar Hill në dokumentarin e tij në Netflix, “Stutz”.

Asnjëherë nuk më është thënë që ushqyerja dhe aktiviteti fizik mund të ndikojnë në shëndetin mendor. Do të doja që kjo t’u shpjegohej njerëzve ndryshe.

Ai shtoi se edhe sot, shpesh ndjehet si “djali 14-vjeçar, mbipeshë dhe i padëshiruar”, por theksoi se po punon për ta pranuar dhe dashur veten.

Hill është frymëzuar të ndryshojë stilin e jetesës që në vitin 2011, pas një bisede me mikun dhe kolegun e tij, Channing Tatum.

E pyeta Channing-un nëse ha më pak dhe stërvitem, do të hyj në formë më të mirë? Ai më tha: ‘Po, sigurisht që po!’

-ka rrëfyer aktori me humor në emisionin “The Tonight Show”.

Pas kësaj, Jonah arriti të humbiste rreth 18 kilogramë dhe prej disa vitesh po e mban trupin në formë të shkëlqyer.

Ndryshimi i tij i fundit tregon përkushtim të madh ndaj shëndetit fizik dhe mendor — një transformim që ka frymëzuar edhe fansat e tij anembanë botës.