“Mesdheu është i mbushur me brigje me ujëra blu e vendpushime të qeta që përqafojnë stilin e jetës si nomad por jo të gjitha mund të kurorëzohen si më të mirat ne Evropë”. Kështu shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.
Ekspertët veçojnë Shqipërinë, një vend i vogël që ka regjistruar një fluks të numrit të nomadëve digjitalë që nga lëshimi i vizave jozyrtare në vitin 2022 ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të jetojnë në kryeqytet, Tiranë, krahas qyteteve të tjera bregdetare. Vlora është një nga qytetet më mahnitëse në Shqipëri.
Ku ndodhet Vlora?
Vlora është qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë, i vendosur përgjatë brigjeve të pacënuara me pamje nga Gjiri i Vlorës dhe i shtrirë në një vijë të drejtë me qytetin turistik, Leçe, aktualisht “arratisja” më në trend e Italisë. Së shpejti, qyteti bregdetar pritet të kthehet në pikën turistike më të vizituar të Shqipërisë nga turistët e huaj pasi vendi vazhdon të tërheqë vëmendjen, kryesisht falë zbulimit të më shumë xhevahirëve të fshehura, si Vlora. Ky qytet turistik ofron akomodime cilësore për një pushim të qetë, si dhe apartamente që mund të rezervohen për 400 dollarë në muaj.
I rrethuar nga më shumë ujëra bruz se Santa Fe, kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Meksikos, ky qytet i mrekullueshëm ofron peizazhe si në kartolina teksa jeni duke pushuar në një nga shumë plazhet e tij idilike.
Sipas ekspertëve të udhëtimeve, tre plazhet më të mira të Vlorës për të vizituar janë:
Plazhi i Gjipesë
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi PulëbardhaAeroporti i ri i Vlorës hapet në mars 2025. Mbërritja në Vlorë do të jetë shumë më e lehtë në mars të vitit të ardhshëm pasi aeroporti i ri të jetë funksional. Transportuesi kryesor i Shqipërisë, “Air Albania” është në krye të linjave ajrore. Për momentin, mënyra më e lehtë për të shkuar në Vlorë është me autobus nga Tirana.
Për një mundësi me më aventura, ju mund të fluturoni po ashtu në Korfuz ose në porte të ndryshme italiane si në Bari, Brindisi e Leçe, si dhe të merrni një traget.