Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashikuar të mbahet në orën 18:00 në qytetin e Vlorës.
Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Vlorës, ndërsa fokusi do të jetë diskutimi i problematikave dhe shqetësimeve të banorëve të zonës së Zvërnecit.
Takimi vjen në një moment kur kjo zonë ka qenë në qendër të vëmendjes për çështje që lidhen me zhvillimin lokal dhe debatet mbi projektet në zonat bregdetare, ndërsa banorët pritet të parashtrojnë kërkesat e tyre drejtpërdrejt para kryeministrit dhe autoriteteve vendore.