Aktualitet

Tregu monopol në Tiranë. Qiratë deri në 40 euro për metër katror

Çmimet e produkteve bujqësore vendase apo të importuara rriten deri në dy herë pasi përfundojnë në një treg të vetëm. Në këtë të fundit, pagesat e qerave shkojnë deri në 40 euro për metër katror, aq sa në qendrat tregëtare luksoze. Kështu, një kilogram domate në Myzeqe kushton 70 lekë. Por, pasi kalon në këtë treg, shkon deri në 150 lekë në dyqanet me pakicë të kryeqytetit.